Lidhje

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas


Shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas

Udhëheqës botërorë dhe organizata ndërkombëtare bënë thirrje për më shumë të drejta dhe mundësi për gratë

Udhëheqës botërorë dhe organizata ndërkombëtare bënë thirrje për më shumë të drejta dhe mundësi për gratë, në përpjekje për të zgjidhur disa nga problemet e botës.

Këto thirrje përkojnë me Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Presidenti Barak Obama dhe Zonja e Parë Michelle Obama organizojnë sot me këtë rast një pritje në Shtëpinë e Bardhë.

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton i bëri thirrje botës që të pasqyrojë përparimin e kohëve të fundit në avancimin e të drejtave të grave, duke thënë se investime tek gratë është një prej mënyrave më të sigurta për të arritur paqen dhe begatinë.

Po sot, Organizata për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë tha sot se paqja dhe stabiliteti “mund të arrihen vetëm me pjesëmarrjen e grave si partnere të barabarta me burrat”. Në një aktivitet javën e kaluar, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun tha se objektivat e kësaj organizate kërcënohen, pasi gratë janë ende në mëshirën e varfërisë dhe diskriminimit.

Dita e Gruas u shënua për herë të parë në Shtetet e Bashkuara në vitin 1909. Dy vjet më pas, 1 milionë vetë morën pjesë në veprimtari në Austri, Danimarkë, Gjermani dhe Zvicër gjatë Ditës së parë Ndërkombëtare të Gruas.

XS
SM
MD
LG