Lidhje

Snowden nxjerr hollësi mbi "buxhetin e zi"


Ish-kontraktori i shërbimeve amerikane të zbulimit Edward Snowden ka nxjerrë një dokument tepër sekret që për herë të parë bën publik mënyrën se si Shtetet e Bashkuara shpenzojnë buxhetin vjetor prej dhjetëra miliarda dollarësh për programet e spiunazhit.

Gazeta The Washington Post botoi dje një artikull ku specifikohet shuma prej 52.6 miliardë dollarësh – i ashtu-quajturi “buxheti i zi” për operacionet e zbulimit për vitin buxhetor 2013.

Megjithëse qeveria amerikane publikon çdo vit shpenzimet e përgjithshme për shërbimet e zbulimit, dokumenti sekret ofron hollësi mbi agjencitë specifike që përdorin këto fonde dhe për çfarë misionesh. Gazeta njofton se burimi i informacionit ishte Edward Snowden.

Sipas gazetës, CIA merr pjesën më të madhe të fondeve krahasuar me agjencitë e tjera me një projekt-buxhet prej 14.7 miliardë dollarësh për vitin 2013.
XS
SM
MD
LG