Lidhje

Shërbimi Sekret dhe misioni i tij

  • Chris Simkins

Një skandal seksual ku janë përfshirë disa agjentë të shërbimit sekret amerikan dhe prostituta në Kolumbi ka kthyer një vëmendje të padëshiruar tek organizata elitare e zbatimit të ligjit, që përveç të tjerëve, mbron edhe presidentin e Shteteve të Bashkuara.

Agjentëve amerikanë të Shërbimit Sekret u është dhënë merita për shpëtimin e jetës së presidentit Ronald Regan gjatë atentatit kundër tij në vitin 1981.

Ditë pas dite, agjentët e Shërbimit Sekret dhe oficerë me rroba civile mbrojnë udhëheqës të nivelit të lartë politik dhe familjet e tyre në Uashington dhe kudo në botë. Kjo agjenci siguron gjithashtu personalitete dhe udhëheqës të huaj, që vizitojnë Shtetet e Bashkuara.

Byron Tarvet është agjent special:

“Kongresi na autorizoi ne për të mbrojtur presidentin në vitin 1901. Gradualisht , ne trashëguam edhe detyra të tjera. Tashmë mbrojmë edhe nënpresidentin dhe gjithashtu edhe kandidatët presidencialë”.

Ish agjenti i shërbimit sekret Tim McCarthy thotë se Divizioni për Mbrojtjen e Presidentit është një njësi e madhe operative.

“Nuk do të flas rreth numrit të saktë të njerëzve në këtë divizion. Por mud të jenë dhjetra mijëra, në varësi të organizimit ku presidenti do të jetë pjemsarrës”.

Ish zv/ drejtori i Shërbimit Sekret Clint Jill ishte agjenti i caktuar për të mbrojtur presidentin Kennedy në ditën që ai u vra në Dallas të Texasit në vitin 1963. Zoti Hill thotë se gratë dhe burrat që punojnë për agjencinë janë jashtëzakonisht të përkushtuar në misionin e tyre.

“Janë të përkushtuar. Ata bëjnë punën e tyre - pavarësisht rrethanave - dhe parandalojnë gjërat që mund të ndodhin. Këtu nuk hyn politika”.

Mbrojtja e presidentit dhe zyrtarëve të tjerë qeveritarë është vetëm pjesë e misionit të Shërbimit Sekret.

Që kur organizata nisi punë në vitin 1865, misioni i saj primar përfshin mbrojtjen dhe integritetin e sistemit financiar kombëtarë. Agjentët e këtij misioni hetojnë krimet ku përfshihen falsifikimi i monedhës amerikane dhe të huaj, si dhe hetojnë çështje të tjera sigurimi.

Agjenti special Byron Traver është në Bankok të Tailandës. Ai thotë se oficerët e Shërbimit Sekret atje janë të përqëndruar në përpjekjet kundër fallsifikimit monetar.

“Fallsifikimi është i pranishëm në këtë rajon, kryesisht drejt jugut të Malajzisë dhe në Indonezi, por jo kaq shumë këtu në Tailandë. Disa vjet më parë këtu kishte më shumë aktivitet, por duket se tashmë ka rënë në heshtje. Fallsifikimi duket se përjeton zik-zake”.

Me teknologjinë e përparuar, Shërbimi Sekret amerikan ka zgjeruar objektin e hetimit duke përfshirë manupilimet në institucionet financiare, fallsifikimet e kartave të kreditit dhe krimet në sistemet kompiuterike.

Megjithatë ajo që shumica e njerëzve shikojnë nga puna e shërbimit sekret, është mbrojtja e presidentit. Ajo çka njerëzit nuk shohin, konsiderohet sërish si e rëndësishme nga ana e agjentëve sekretë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG