Lidhje

Shërbimi Sekret: Plumbi ka goditur Shtëpinë e Bardhë

  • Zëri Amerikës
  • Uashington

Shërbimi Sekret: Plumbi ka goditur Shtëpinë e Bardhë

Shërbimi Sekret: Plumbi ka goditur Shtëpinë e Bardhë

Autoritetet amerikane thonë se një 21-vjeçar është arrestuar në lidhje me të shtënat nga të cilat u qëllua Shtëpia e Bardhë javën e kaluar.
Shërbimi Sekret që ka për detyrë të mbrojë presidentin amerikan dhe zyrtarë të tjerë të lartë, tha të mërkurën se Oscar Ortega-Hernandez u arrestua në Pensilvani. Shërbimi sekret tha se zyrtarët e shtetit e arrestuan atë në një hotel.

Presidenti Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle nuk ishin në shtëpi gjatë asaj kohe. Të premten ata ishin në Kaliforni para se të shkonin në Havai ku zoti Obama morri pjesë në takimin e nivelit të lartë të Azi-Paqësorit.

Autoritetet filluan ndjekjen e të dyshuarit të identifikuar si Oscar Ortega-Hernandez, pasi e lidhi atë me një makinë të braktisur.

Ortega-Hernandez përshkruhet si një hispanik me një rekord arrestimesh në tre shtete amerikane dhe me disa tatuazhe, përfshi një me fjalët “Izrael” në qafë.

XS
SM
MD
LG