Lidhje

Shfaqet në Los Anxhelos premiera e filmit “Glee The 3D Concert Movie”


Shfaqet në Los Anxhelos premiera e filmit “Glee The 3D Concert Movie”
Shfaqet në Los Anxhelos premiera e filmit “Glee The 3D Concert Movie”

Adhuruesit e filmit “Glee” u mblodhën në Los Angelos për të parë aktorët e tyre të preferuar për premierën e filmit “Glee- The 3D Concert Movie”.

Filmi është një ndërthurje e intervistave mbas skene me xhirimet e filmit.

Por versioni 3D duket befasues për aktorët. Sipas aktores Lea Michels, të shohësh veten në versionin 3 dimensonal është paksa e çuditshme. Shpresoj që nuk do të ketë ekzagjerime – thotë ajo.

Ky film nuk përqëndrohet tek ne por tek adhuruesit tanë. Është një film i cili tregon se sa shumë shikuesit tanë kanë ndikuar në jetën tonë, dhe se si ne kemi ndikuar tek ata” shton aktorja Mishel.

Jozi Pikering, një prej personazheve të filmit dokumentar Glee thotë se “ unë nuk dilja nga shtëpia për të parë këtë film. Duke ndjekur seritë e tij jam frymëzuar për të ndjekur ëndrrat e mia dhe për t’u bërë kjo që jam”.

Në sezonin e tretë mendohet se do të ketë ndryshime në subjektin e filmit. Tre personazhe kryesore do të largohen por kjo nuk duket se do të sjellë probleme për producentin e serialit.

“Glee” nis sezonin e tretë muajin e ardhshëm. Ajo është një komedi muzikore për një grup adoleshentësh ambiciozë të cilët përpiqen që të fitojnë një konkurs kënge në nivel kombëtar.

XS
SM
MD
LG