Lidhje

Shfaqet seria e fundit e sagës kinematografike të Herri Poterit


Shfaqet seria e fundit e sagës kinematografike të Herri Poterit
Shfaqet seria e fundit e sagës kinematografike të Herri Poterit

Filmi” Harri Poter dhe Shenjtët e vdekshëm, pjesa e dytë” shënoi dhe episodin final të kësaj sage të famshme kinematografike. Mijëra adhurues mbushën kinematë anembanë botës për të parë për herë të fundit botën magjike të krijuar nga shkrimtarja britanike J.K Rowling.

Filmi”Harri Potter, Shenjtërit e Vdekshëm, pjesa 2” paraqet betejën e fundit të Herrit me Voldemortin, magjistarin më të djallëzuar e të rrezikshëm.

Kjo është seria përmbyllëse e ciklit epik, që ofron efekte speciale dhe një rrëfim emocional. Seritë e Herri Poterit kanë përfshirë planetin. Miliarda njerëz kanë lexuar librat dhe shumë prej tyre kanë vendosur që të shohin udhëtimin final të Harry Poterit në ekranin e gjerë në teknologji 3 dimensionale.

Filmi u shfaq së pari në Londër. 8 mijë njerëz zbritën në sheshin Trafalgar për të përshëndetur karakteret e portretizuara nga aktorët e tyre të dashur, të cilët ishin aty për të marrë përshëndetjet e fundit. J.K Rowling, krijuesja e Harry Poterit, falenderoi aktorët.

“Ata nuk e dinë se sa shumë i dua. Ata kan[ bërë një punë të mrekullueshme për personazhet e mija. Thjesht i falenderoj për talentin e tyre dhe punën e tyre të madhe”.

Ky ishte një udhëtim emocional për ata që iu dhanë jetë heronjve të Rowlingut. Ema Watson interpreton Hermionën.

“Jam shumë e emocionuar për gjithshka është bërë, por jam e gëzuar për kapitullin tjetër të jetës sime. Natyrisht jamë nostalgjike për gjithë këtë periudhë që mbërriti në mbyllje të saj. Ka qenë një pjesë e madhe e jetës sime”.

Ajo nuk është e vetmja. Një brez i tërë i ka ndjekur karakteret duke u rritur në sytë e tyre. Të rinj anembanë botës janë rritur sëbashku me ta.

Në premierën e filmit në Uashington, qindra adhurues prisnin në rradhë për të parë kapitullin final të magjistarëve të rinj. Ata mendonin për ndikimin e Harri Poterit në jetët e tyre.

“Më duket sikur po i jap fund fëmijërisë sime”.

“Do më mungojë fakti që nuk do të ketë më libra dhe filma pasardhës te Harri Poterit”.

“Bota e tyre ishte e mrekullueshme. Mendoj se ajo që më intrigonte ishte aspekti pamor i filmit, efekte speciale, që më kanë bërë për vehte”.

Dhe prindërit janë disi të trishtuar.

“Ky film është fëmijëria e fëmijëve tanë. Ata janë rritur më këto histori. Dhe të trishton kur mendon që ka mbaruar”.

“Ishte libri më i mirë për fëmijë. Ka shumë fëmijë që kanë nisur të lexojnë vetëm nga Harri Poter”.

Filmi i parë me regji të Kris Kolombus, u realizua në vitin 2001.

“Ishte mbas 11 shtatorit 2001. Dhe mbaj mend që Kris na tha se Harri Poter po bëhej në kohën e duhur, kur njerëzit kishin nevojë të besonin në elementin magjik dhe në diçka më të madhe”.

Temat e dashurisë, besimit, dhe besnikërisë janë në filmin e fundit të Harri Poterit. Duke folur për herë të fundit përpara shfaqjes së tij, Daniel Radclif, personifikimi i Harri Poterit për gjithë këto vjet, iu dha këtë mesazh adhuruesve të tij.

“Faleminderit për mbështetjen e paepur përgjatë gjithë këtyre viteve. Shpresoj të jeni kënaqur me këtë film. Mendoj se adhuruesit e Herri Poterit janë kurioz dhe me imagjinatë. Ndaj tani u iu them atyre që këtë kuriozitet t’a përdorin për të zbuluar gjëra të reja në jetët e tyre”.

Një mesazh ky nga një magjistar i famshëm i cili na ka mësuar ne të gjithëve të besojmë se çdo gjë është e mundur dhe se kurrë nuk duhet të dorëzohesh.

XS
SM
MD
LG