Lidhje

Arrestohet vrasësi i komisarit Tahiraj


Ilir Xhakja, u dorëzua pasi u rrethua nga policia në një fshat të rrethit të Durrësit. Vazhdojnë kërkimet për nipin e tij Ledion Krasmi

Në Shqipëri është arrestuar sot në orët e para të mëngjesit Ilir Xhakja, vrasësi i shefit të komisiariatit të Shijakut Adem Tahiraj. Xhakja një person me precedentë të shumtë penal u rrethua nga forcat e policisë në një banesë në fshatin Shënvlash në zonën e Durrësit dhe në pamundësi për të carë kordonin e policisë, u dorëzua. Gjatë kontrolleve të ushtruara më pas në banesën e tij u gjendën armë e fishekë.


Në një mesazh publik për vrasjen e komisarit të policisë, presidenti Bujar Nishani e konsideroi atë “një akt të rëndë kriminal ndaj forcave të rendit që me përkushtim dhe disiplinë punojnë për garantimin e rendit dhe sigurinë e jetës së qytetarëve”. Në mesazhin e tij presidenti shpreh bindjen se “pavarësisht egërsisë dhe pabesisë që mund të shfaqin krimi dhe kriminelët, nuk do të munden ta thyejnë forcën e shtetit dhe ligjit, nuk do të munden ta përkulin kurajën dhe trimërinë e punonjësve të Policisë së Shtetit, nuk do të munden t’i shpëtojnë ndëshkimit të drejtësisë”. Në orën 14.00 në Tiranë është parashikuar ceremonia e homaxheve në ndër të komisarit të vrarë. Komisar Adem Tahiraj, 49 vjec, kishte një eksperiencë të gjatë në strukturat e policisë, vecanërisht ato të luftës kundër krimit të organizuar. Prej 1 viti ai ishte emëruar me detyrën e shefit të Komisariatit të Shijakut.

XS
SM
MD
LG