Lidhje

Abe, keqardhje për rolin e Japonisë në Luftën e Dytë Botërore


Kryeministri japonez Shinzo Abe shprehu keqardhje të thellë lidhur me rolin e Japonisë në Luftën e Dytë Botërore, edhe pse deklaroi se Tokio është bërë një faktor i rëndësishëm për sigurinë globale, përballë fuqizimit të Kinës në Azi.

Kryeministri Abe këmbënguli se Tokio nuk duhet t’i injorojë vuajtjet e popujve aziatikë nga sjellja e vet gjatë luftës, por nuk kërkoi ndjesë dhe përsëriti deklaratat e paraardhësve të tij.

Kryeministrit japonez ju rezervua sot nderi i rrallë për të folur para dy dhomave të Kongresit amerikan në vizitën shtetërore një javore në SHBA. Me fjalën e tij drejtuar dy dhomave të Kongresit amerikan, zoti Abe bëhet kryeministri i parë japonez, të cilit i rezervohet një nder i tillë.

Duke falënderuar të pranishmit në fjalimin e tij Kongres, zoti Abe theksoi se marrëdhëniet SHBA-Japoni janë të fuqishme dhe ofroi ngushëllime për amerikanët që humbën jetën në Luftën e Dytë Botërore.

Vizita e zotit Abe në SHBA përkon me 70-vjetorin e përfundimit të kësaj Lufte.

Mbrëmë kryeministri japonez ishte i ftuari i nderit i një darke plot shkëlqim në Dhomën Lindore të Shtëpisë së Bardhë, e cila ishte zbukuruar me drita ngjyrë rozë dhe me lule qershish.

XS
SM
MD
LG