Lidhje

Autoritetet në Indi shpërndajnë ndihma nga ajri për të mbijetuarit e tërmetit

  • Zëri Amerikës

Autoritetet në Indi shpërndajnë ndihma nga ajri për të mbijetuarit e tërmetit

Autoritetet në Indi shpërndajnë ndihma nga ajri për të mbijetuarit e tërmetit

Autoritetet në Indi kanë filluar shpërndarjen e ndihmave nga ajri për të mbijetuarit e tërmetit që vrau të paktën 63 persona në verilindje të vendit dhe në vendet fqinje.

Autoritetet thanë sot se helikopterët e Forcës Ajrore të Indisë shkarkuan disa ndihma ushqimore në fshatrat e shtetit Sikim, epiqendra e tërmetit me magnitudë 6 presje 9 që tronditi rajonin një ditë më parë.

Ekipet e shpëtimit hapën rrugët e bllokuara nga rrëshqitja e dheut për të arritur në kryeqytetin Gangtok. Autoritetet rivendosën energjinë elektrike në qytet por fshatrat kanë mbetur të bllokuara. Rreshjet e shiut kanë ngadalësuar përpjekjet e shpëtimit.
Një zyrtar i polisicë në kufi tha se forcat policore kanë evakuuar 400 të mbijetuar në vendstrehime të përkohshme.

Autoritetet indiane thanë se tërmeri ka vrarë të paktën 35 persona në Sikim dhe ka plagosur më shumë se 100 të tjerë. Tërmeti gjithashtu shkaktoi 13 të vdekur në shtetet Bihar dhe Bengalin Perendimor të Indisë. Shumë nga viktimat gjetën vdekjen nga shembja e ndërtesave dhe rrëshqitja e baltës.

XS
SM
MD
LG