Lidhje

Pagesë për çdo ish të burgosur të kthyer tek palestinezët


Pagesë për çdo ish të burgosur të kthyer tek palestinezët
Pagesë për çdo ish të burgosur të kthyer tek palestinezët

Fraksioni palestinez Hamas do të japë 2 mijë dollarë për çdo ish-të burgosur, që është kthyer në Rripin e Gazës pas lirimit nga një burg izraelit.

Zyra e kryeministrit Ismail Hanije, i Hamasit, e njoftoi shumën e akorduar sot. Disa nga ish-të burgosurit patën rastin të shijonin një natë në një hotel luksoz buzë detit në Gazë, pas burgosjes disa vjeçare.

Izraeli dërgoi 294 të burgosur dje në Gazë, në kuadër të një marrëveshjeje për të liruar ushtarin izraelit Gilad Shalit. Izraeli ka liruar gjithashtu edhe 100 të burgosur të tjerë që janë kthyer në Bregun Perëndimor si dhe ka dërguar 40 të tjerë në Egjipt për deportim në vende të tjera në rajon.

Autoritetet izraelite i liruan palestinezët e tjerë dhe të ndaluarit arabë me shtetësi izraelite brenda territorit izraelit. Pjesa më e madhe e 447 të liruarve ishin dënuar me burgim të përjetshëm për sulme vdekjeprurëse ndaj izraelitëve.

Në qytetin Mitzpeh në Izraelin verior, ushtari izraelit Gilad Shalit doli sot për shëtitje me të afërmit, një ditë pas lirimit nga Hamasi, pas mbajtjes peng për më shumë se 5 vjet.

XS
SM
MD
LG