Lidhje

Shkalla e papunësisë në Shtetet e Bashkuara shënon rritje


Shkalla e papunësisë në Shtetet e Bashkuara shënon rritje
Shkalla e papunësisë në Shtetet e Bashkuara shënon rritje

Shkalla e papunësisë në Shtetet e Bashkuara shënoi rritje. Sipas statistikave të lëshuara sot ajo ka arritur në 9,2 përqind.

Departamenti i Punës bëri të ditur se gjatë muajit qershor, tregut të punës iu shtuan vetëm 18 mijë vende të reja, shifra më e ulët kjo në 9 muajt e fundit, dhe një e dhënë tjetër që tregon se ekonomia amerikane është ende duke u ndeshur me vështirësi në përpjekje për të dalë nga kriza.

Shifra e papunësisë për qershorin ishte 0,1 përqind më e lartë se e muajit të mëparshëm. Ky është niveli më i lartë i papunësisë që nga dhjetori i vitit 2010.

XS
SM
MD
LG