Lidhje

Polemika mbi energjinë mes opozitës dhe qeverisë


Komisioni parlamentar i ekonomisë rrëzoi sot propozimin e Partisë Demokratike për uljen e taksës mbi vlerën e shtuar në cmimin e energjisë elektrike nga 20 për qind në 6 për qind. Opozita paraqiti projektligjin me shpresën se kjo do ta lehtësonte disi barrën e rëndë të ekonomive familjeve, pa ndikuar në arkën e operatorit të shpërndarjes.

Shqipëri: Polemika mbi energjinë
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:58 0:00

Opozita e bisedoi idenë e uljes së tvsh edhe me FMN, dhe ministri i finacave, Shkëlqim Cani, tha se FMN është kundër shkallëzimit të kësaj takse, pasi ajo është pjesë e paketës fiskale dhe e marrëveshjes me fondin.

Deputeti i PD, Sherefedin Shehu tha në komision parlamentar të ekonomisë se fatura e energjisë u zë njerëzve pjesën më të madhe të finacave familjare, ndaj cdo lehtësim i saj ëstë i mirëpritur.

Ministri Cani tha se qeveria socialiste po e reformon krejt sektorin energjitik të vendit, të dëmtuar rëndë nga dështimet e qeverisë së mëparshme me CEZ. Krahas reformës, qeveria po mbron më mirë familjet e varfëra në nevojë, tha ai.

Sektori energjitik qëndron në krye të problemeve të ekonomisë shqiptare. Qeveria e mëparshme e la operatorin e shpërndarjes OSHEE me 1 miliardë dollarë borxhe dhe KESH 11 miliardë dollarë humbje, ndërsa humbjet dhe vjedhjet e energjisë në rrjet arritën deri në 58 për qind.

XS
SM
MD
LG