Lidhje

Shkenca për parashikimin e përmbytjeve

  • Zëri Amerikës
  • Uashington

Shkenca për parashikimin e përmbytjeve

Shkenca për parashikimin e përmbytjeve

Ndërkohë që rezervat ujore nëpër botë janë në rënie, shkencëtarët, bizneset dhe shoqëria civile po përpiqen të gjejnë mënyra për shfrytëzimin sa më efikas të tyre për përdorime komerciale dhe private. Një problem tjetër preokupant janë edhe vërshimet e lumenjve e përmbytjet, për të cilat po bëhen studime të hollësishme për parashikimin e tyre dhe përgatitjen e banorëve në zonat e rrezikuara për të përballuar ndryshimet klimatike. Në serinë e përjavëshme “Prirjet e gjelbra”, kolegia Isabela Çoçoli na sjell hollësi për format e shfrytëzimit dhe ruajtjes së burime ujore.


Për gjatë brigjeve të Britanisë së Madhe ngritja e nivelit të detit dhe erozioni jane probleme të përherëshme, duke sjellë shpesh pëmbytje nga lumenjtë. Lumi Severn, në pjesën perëndimore të Anglisë, ka përmbytur tokat përgjatë tij për shekuj me radhë.
Shkencëtarët e mjedisit në Britaninë e Madhe janë duke studjuar historinë e përmbytjeve dhe erozionit në zonë, duke përdorur fotografi të viteve 40-të dhe filmime të viteve 60-të.
Ekipe shkencëtarësh në universitete po krijojnë një fond të dhënash për përmbytjet në të kaluarën, me qëllim që në të ardhmen të bëhen parashikime më të mira dhe për të ndihmuar banorët e zonës të përballojnë ndryshimet e mjedisit.
Meqë ndryshimet klimatike po i bëjnë gjithnjë e më të paparishikueshme forcat e natyrës, parashikimet e motit dhe një planifikim i kujdesëshëm janë tepër të rëndësishëm.


Thatësira më e madhe në 50 vjet që ka goditur rajonet perëndimore, qendore dhe verilindore të Kinës, ka sjellë mungesa të ujit të pishëm për 10 milionë banorë dhe një humbje ekonomike prej 9 miliardë jenësh.
Për të kursyer ujin e pishëm, Pekini ka ndërmarrë pojekte për filtrimin dhe purifikimn e ujrave të zeza për larje, për vaditje dhe për pastrimet industriale.
Në impiantin e pastrimit të ujrave të zeza në Gaobeidian, më i madhi i këtij lloji, kryhet pastrimi i vëllimit më të madh të ujrave të zeza të qytetit. Pas veçimit të ujit, mbeturinat solide të ujrave të zeza transportohen për t’u përdorur si fertilizatorë në fermat dhe kullotat.
Kina është një nga vendet në zhvillim që ka mungesë uji të pishëm,ndërkohë që po shtohet numri i vendeve që gjenden përballë pasojave shkatërruese të thatësirës.


Shmangia e shpërdorimit të ujit të pishëm është një faktor me rëndësi në ruajtjen e mjedisit dhe me shtimin e thatësirës nëpër botë, kopshtaria në zonat urbane ka filluar të ndjejë vështirësi.
Në kopshtin e famshëm të luleve në Hampton i paraqitet publikut një shembull edukativ se si vaditja e kujdesëshme jep rezultate.
Projektuesi Paul Stone shpjegon funksionin e aparateve të qarkullimit të ujit dhe efiçencën e sistemeve të vaditjes si për përdorime komerciale ashtu edhe private. Duke shfrytëzuar gravitetin për të gjeneruar rrjedhje, kopështi vaditet me ujë të qarkulluar, me shumë pak ose aspak burime të jashtme.
Ky koncept kopshtarie përfshin edhe përdorimin e bimëve rezistente ndaj thatësirës si dhe shfrytëzimin e hijes si mënyra për ruajtjen e kopshteve pa u mbështetur vetëm në rezervat e ujit që janë në rënie.

XS
SM
MD
LG