Lidhje

Historia e një fëmije emigrantësh në SHBA


Prindërit e tyre janë emigrantë në Shtetet e Bashkuara. Janë fëmijë që jetojnë mes dy botëve, atdheut të prindërve të tyre dhe SHBA-së. Shumë prej tyre ndjehen më shumë amerikanë në shkollë. Quiana është një nxënëse e jashtëzakonshme vietnamezo-amerikane. Ajo është pjesë e një programi në shkollat e mesme që përgatit nxënësit për punësim në tregun e teknologjisë së lartë.

Quiana Dang e konsideron veten me fat që ka hyrë në Akademinë Marshall, pasi nuk dinte më parë asgjë për teknologjinë. Ajo është tashmë në vitin e dytë të studimeve në Marshall Academy, pjesë e sistemit arsimor të Virxhinias veriore.

“Mënyra se si po mësojmë tani në shkollën e mesme na jep një arsim të orientuar drejt karrierës profesionale,” thotë Quiana.

Programi STEM u ofrohet në shtetin Virxhinia nxënësve të interesuar për shkencën dhe teknologjinë. Lëndët mësimore zhvillohen nga vetë mësuesit dhe nxënësit.

“Quiana ka personalitet të fortë. Është kënaqësi të kesh një nxënëse të tillë, pasi më shtyn ta bëj më mirë punën e mësuesit, dhe me pak stil,” thotë mësuesi i saj Jason Simeone.

Mësuesi bëhet më krijues.

“Ajo është entuziaste, novatore, inteligjente dhe e zgjuar. Është bërë udhëheqëse në shkollë dhe jemi shumë krenarë për çfarë ka arritur,” vazhdon mësuesi.

“Shkolla Marshall më ka dhënë kaq shumë mundësi për të hyrë në fusha me perspektivë për karrierë, si teknologjia dhe siguria kibernetike.”

Gjithçka filloi me dashurinë e saj për artin.

“Kur hyra në shkollën e mesme fillova të bëja me shumë ilustrime dhe me ekspozimin ndaj kompjuterave fillova të rrëmoj më shumë aspekte të teknologjisë, si siguria kibernetike,” thotë Quiana.

Përveçse që ndihmon shokët e klasës dhe kontribuon në aktivitetet sociale, Quiana ka fituar dhe shumë çmime në konkurse me punën e saj. Ajo thotë se shpreson të studiojë në universitetin e Kiotos në Japoni. Për momentin, ajo vazhdon të jetë burim krenarie për shkollën e saj.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG