Lidhje

Shkencëtarët amerikanë besojnë se një e treta e planetit Mars ka qënë dikur e mbuluar nga uji

  • Zëri Amerikës

Shkencëtarët amerikanë thonë se besojnë se më shumë se një e treta e planetit Mars ka qënë dikur e mbuluar nga një oqean i madh.

Shkencëtarët në Universitetin e Kolorados studiuan imazhet e planetit të kuq të fotografuara nga një mjet amerikano-evrpoian i hapësirës.

Përmes një publikimi në revistën Gjeoshkenca e Natyrës, ata thonë se pamjet e atyre që duken si delta të lumenjëve dhe disa lendina, sugjerojnë se një pjesë e mirë e hemisferës veriore të planetit Mars dikur ka qënë e mbuluar nga uji.

Por studimi nuk i jep përgjigje pyetjes se nga ka vajtur gjithë ai ujë. Disa shkencëtar besojnë se ende mund të ketë ujë ose akull nën sipërfaqen marsiane, çfarë nenkupton se dikur mund të ketë patur jetë në Mars.

XS
SM
MD
LG