Lidhje

Shkencëtarët bëjnë një zbulim të madh për zgjidhjen e misterit të Stonhenxhit

  • Zëri Amerikës

Shkencëtarët bëjnë një zbulim të madh për zgjidhjen e misterit të Stonhenxhit

Shkencëtarët bëjnë një zbulim të madh për zgjidhjen e misterit të Stonhenxhit

Shkencëtarët në Uells të Britanisë kanë bërë një zbulim të rëndësishëm drejt zgjidhjes së misterit të gurëve të famshëm të vendosur në formë qarku dhe të njohur me emrin Stonhenxh. Nëpërmjet teknologjive të reja, ata kanë provuar me precizion origjinën e disa prej gurëve të këtij monumenti. Zbulimi i tyre ka ngjallur debate rreth pikëpyetjes tjetër të madhe: si u transportuan këta gurë dhe si u vendosën ata në formën e rrethit.

Stonhenxh është një monument antik që ngrihet madhështor në Pllajën Sallsberi, në jugperëndim të Anglisë. Se ku u morrën këta gurrë dhe si u transportuan atje mbetet ende enigmë. I ndërtuar rreth vitit 3100 para Erës së Re, origjina dhe qëllimi i tyre mbeten temë debati në gjithë botën.

Në Muzeumin Kombëtar të Uellsit në Kardif po bëhen disa ekzaminime që mund të ndihmojnë zgjidhjen e këtij misteri historik. Me precizion dhe durim, Dr. Riçard Bevins analizon me mikroskop një mostër që është marrë nga ky monument mistik 5000 vjeçar. Dr. Bevins thotë se vendosja e disa prej gurrëve, tashmë është e njohur.

"Stonhenxhi është i përbërë nga një qark i jashtëm, një i brendshëm dhe një patkua brenda tij. Gurrët e qarkut të jashtëm janë nga zona e Stonhenxhit, Pllaja Sallsberi".

Në vitet 1920, shkencëtarët studjuan origjinën e gurrëve të tjerë, të njohur si Blustons dhe konkluduan se ato vinin nga një zonë e papërcaktuar e Kodrave Presli në Pembrokshajër të Uellsit Perëndimor, 240 kilometra nga Stonhenxhi. Mbetet ende e paqartë se si janë transportuar këta gurrë kaq të rëndë, nga një distancë kaq e madhe, në periudhën e qytetërimit antik.

"Këta gurrë që formjnë qarkun e brendshëm dhe patkuan, Blustons, peshojnë dy deri në tre tonë. Edhe këta janë gurrë shumë të mëdhnj për t’u transportuar nëpër zonat rurale, nëse janë lëvizur nga njerëzit”.

Një zbulim i veçantë po e ndez edhe më shumë debatin se si arkitektët e Stonhenxhit i trasnprotuan materialet e ndërtimit nga Uellsi në jugperëndim të Anglisë. Dr. Bevins dhe ekipi i tij i shkencëtarëve kanë krahasuar mostrat nga Stonhenxhi me ato të Kodrave Presli dhe kanë zbuluar origjinën e tyre të saktë. Ata e realizuan këtë duke shfrytëzuar teknologjitë e reja për të analizuar dhe krahasuar përbërjen menerale të gurrëve.

Dr. Nik Pirsi, gjeokimist në Universitetin Aberstuith, po në Uells, u mor me analizat e kristaleve të zirkonit që gjenden në mostrat e gurrit. Ai përdori teknikën e tij të re me rreze lazer për të avulluar kristalet në mënyrë që të ekzaminonte strukturën e tyre kimike.

"Kemi marrë mostra shumë të holla të gurrit, ku kemi diktuar praninë e zirkonit që duam të analizojmë, i kemi vënë në (glazer abrasion ISO PMS system) sistemin e ashpër ISO PMS dhe i kemi goditur me një rreze të fuqishme lazer. Masa e kthyer në gjendje të gaztë kalohet në një spektrometër masiv dhe ne analizojmë komponentet kimikë të mineralit”.

Kështu shkencëtarët kanë përcaktuar përbërjen kimike të gurrëve dhe kanë provuar origjinën e atyre që janë përdorur për të ndërtuar një pjesë të Stonhenxhit. Zbulimi i origjinës së gurrëve sfidon gjithashtu teoritë se si ndërtuesit e Stonhenxhit transportuan materialet në Pllajën Sallsbery.

"Mendohej se gurrët ishin transportuar nga njerëzit nëpër Kanalin Bristol dhe ishin ngarkuar në trape në Milford Hevën. Por përcaktimi i vendit ku janë marrë gurët e ndryshon shpjegimin teorik të trasportimit të tyre”.

Mendohet se gurrët janë transportuar nëpërmjet një rruge tjetër prej 16 kilometrash në perëndim deri në bregdetin e Uellsit dhe prej andej në Pllajën Sallsberi në Angli. Por kjo teori duhet provuar tani nga arkeologët. Këto zbulime të reja i sjellin njerëzit e mahnitur nga ndërtimi i Stonhenxhit, një hap më pranë zbërthimit të misterit të tyre.

XS
SM
MD
LG