Lidhje

Shkencëtarët dinë më shumë për kometat, falë disa imazheve fotografike

  • Suzan Presto

Shkencëtarët dinë më shumë për kometat, falë disa imazheve fotografike

Shkencëtarët dinë më shumë për kometat, falë disa imazheve fotografike

Fotografitë e marra nga afër të kometës Hartley 2 këtë muaj tregojnë gjendjen kozmike, situatë familjare kjo për të gjithë ata që kanë kaluar dimrin në një qytet me ngrica dhe dëborë.

Këto imazhe, shkaktuan habi për shkencëtarin e misionit EXPOSI, Pete Schultz.

“Për sytë e mi, e gjithë kjo duket si një glob dëbore që e ke shkundur dhe më pas e sheh duke fluturuar”.

Imazhet e prezantuara nga studiuesit në konferencën e shtypit të mbajtur nga NASA, tregojnë ato që për momentin nuk kanë emër, por duken si topa dëbore me diametër prej 3 deri 30 centimetra.

Imazhet e cilësisë së lartë të zmadhuara tregojnë grimca të bardha vezulluese që rrezatojnë nga dielli kundrejt një sfondi të errët ndërkohë që retë me grimca sillen rreth kometës.

Michael A’Hearn, studiuesi kryesor i misionit EPOXI me universitetin e Merilandit, jep këtë spjegim lidhur me grimcat.

“Pikat e shumta rreth bërthamës së kometës nuk janë yje por janë copa akulli”.

Në fakt, fotografitë tregojnë një lloj stuhie kozmike dëbore, të krijuar nga rrymat e dioksidit të karbonit që u japin shtyje grimcave të akullta në anën shkëmbore të kometës. Ndërkohë, shtresat e akullit nënsipërfaqe zhduket në mesin e thatë e të lëmuar të kometës. Shkencëtarët thonë se dioksidi i karbonit është elementi kryesor për të kuptuar mënyrat e ndryshme të daljes së ujit nga brendësia e kometës Hartley 2.

Mjeti hapsinor Deep Impact ishte aq pranë kometës Hartley2 sa u ofroi shkencëtarëve pamjen më të mirë të zgjatur të ndonjë komete ndonjëherë. Mjeti ajror përdori dy teleskopë me kamera dixhitale me ngjyra dhe një spektometer me rreze lazer për të mundësuar marrjen e informacionit ndërkohë që fluturoi pranë kometës së akullt.

Shkencëtarët thonë se mejti i hapsinor nuk pësoi dëme ndërkohë që kaloi pranë kësaj stuhie kozmike prej dëbore, por ata besojnë se ajo mund të jetë goditur nga pluhuri nëntë herë në 10 minutat kur ishte më afër kometës me 4 nëntor.

Mjeti hapsinor mori 32 mijë imazhe të kometës Hartley 2 dhe ende vazhdon ta fotografojë atë. Shkencëtarët thonë se mjeti hapsinor do të realizojë 120 mijë fotografi deri në fund të kësaj jave kur edhe përfundon misionin.

Shkencëtari i misionit Pete Schultz me universitetin Brown thotë se ka të dhëna të mjaftuieshme për studim nga fotografitë me detaje të shumta të kometës.

“Kjo na jep mundësi të shohim se si duken gjërat nga distanca të ndryshme, dhe rëndësia e kësaj qëndron në atë se ne mund të përcaktojmë vendndodhjen e objekteve dhe mund të jemi në gjendje të tregojmë se ku janë ato”.

Kjo është hera e pestë që një mjet hapsinor ka qënë afër një komete në një distancë të mjaftueshme për të fotografuar bërthamën e saj në mënyrë që shkencëtarët të kenë mundësi të bejnë krahasime.

Shkencëtarët shpresojnë që t’i afrohen edhe më shumë kometave në të ardhmen me shpresën për t’u ulur në njërën prej tyre.

NASA thotë se studimi i kometave është i rëndësishëm sepse sipas teorive të astronomëve ato janë formuar nga gazet, akulli, shkëmbinjtë dhe pluhuri, elemente këto që formuan planetet e jashtëme të sistemit tonë diellor rreth 4,5 miliardë vite me parë. Disa shkencëtarë besojnë se kometat fillimisht kanë patur ujë dhe përbërës organik nga të cilat bazohet jeta në planetin tonë.

XS
SM
MD
LG