Lidhje

Shkencëtarët komentojnë për aftësitë bërthamore të Koresë së Veriut

  • Zëri Amerikës

Shkencëtarët komentojnë për aftësitë bërthamore të Koresë së Veriut

Shkencëtarët komentojnë për aftësitë bërthamore të Koresë së Veriut

Presidentët e Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut ranë dakord për një raund të ri manovrash të përbashkëta ushtarake si kundërpërgjigje ndaj sulmit me artileri të Koresë së Veriut ku u vranë dy marinarë jugkoreanë. Manovrat fillojnë të dielën.

Incidenti vjen menjëherë pas një vizite që bëri në Korenë e Veriut një ekip shkencëtarësh bërthamorë ku merrte pjesë edhe Siegfried Hecker, ish drejtor i Laboratorit Kombëtar Los Alamos. Zoti Hecker thotë se Koreja e Veriut ka aktualisht një uzinë për pasurimin e uraniumit. Ky objekt është me rëndësi sepse mund të prodhojë një sasi uraniumi të pasuruar, të mjaftueshme për të ndërtuar armën bërthamore.

Vëzhguesit e Koresë së Veriut në Perëndim janë të habitur pas njoftimeve të shkencëtarëve se aftësitë bërthamore të Penianit janë përmirësuar me shpejtësi që nga hera e fundit kur atje u lejuan ekspertë perëndimorë.

Siegfried Hecker, ish drejtor i Laboratorit kërkimor Los Alamos, institut i sigurisë kombëtare amerikane, tregon habinë e tij kur pa 2000 centrifuga në një objekt modern të pasurimit të uraniumit.

"Mbeta i shtangur kur pashë qindra centrifuga në një objekt të pastër dhe modern. Thashë me vete se ata kishin arritur të bënin atë që kishin thënë se do të bënin.''

Zoti Hecker nuk u lejua të bënte fotografi të objektit, për të cilin thotë se është ende larg nga prodhimi i bombës bërthamore.

"Për të arritur deri te bomba me hidrogjen, është një rrugë tepër e gjatë," thotë shkencëtari.

Por ai mendon se Koreja e Veriut mund të jetë ndihmuar gjatë shumë viteve nga agjentë të Pakistanit për të fituar aftësi bërthamore. Një proces i sofistikuar prokurimesh e ka lejuar Penianin t’u shmanget sanksioneve për të blerë alumin, madje edhe nga Gjermania dhe Rusia.

Analistët mendojnë se sanksionet kundër Koresë së Veriut kanë patur sukses të kufizuar, ndërkohë që shkencëtarët kanë shprehur habi për hapin e shpejtë të zhvillimit bërthamor në Korenë e Veriut.

XS
SM
MD
LG