Lidhje

Shkencëtarët po punojnë për zhvillimin e një ilaçi kundër rrezatimit bërthamor


Shkencëtarët po punojnë për zhvillimin e një ilaçi kundër rrezatimit bërthamor
Shkencëtarët po punojnë për zhvillimin e një ilaçi kundër rrezatimit bërthamor

Rrjedhjet serioze të rrezatimit nga centrali i dëmtuar i energjisë bërthamore në Fukushima-Daiichi në Japoni kanë rizgjuar frikën e publikut në lidhje me sëmundjet radioaktive. Tani shkencëtarët thonë se janë duke zhvilluar një ilaç të ri që mund të parandalojë ose riparojë dëmtimin e qelizave nga të gjitha llojet e e rrezatimeve.

Çfarë mund të ndodhë nëse ekziston një ilaç që jo vetëm mund t'i mbrojë njerëzit nga nivele të rrezikshme të rrezatimit, por edhe t'i shërojë ata nga radioaktivitetit bërthamor? Një ilaç i tillë mund të ndihmojë edhe për të pakësuar panikun e krijuara nga aksidentet në reaktorë bërthamorë. Punëtorët që përpiqen të kryejnë riparimet pranë një reaktori të tillë do të kenë më pak frikë nga ndotja radioaktive nëse marrin një tablet që mbron qelizat e trupit të tyre.

Ramesh Kumar, Drejtori i Përgjithshëm i firmës Onconova, që merret me kërkime në fushën farmaceutike, thotë se kompania e tij është duke zhvilluar pikërisht një ilaç të tillë.

Kompania Onconova është duke bashkëpunuar me shkencëtarët e një laboratori të ushtrisë amerikane mbi një ilaç të quajtur Ex-Rad. Kumar thotë se provat fillestare tek kafshët janë premtuese.

"Ex-Rad është një ilaç efektiv në shpëtimin e një qelize të dëmtuara nga rrezatimi. Ilaçi mund të jepet deri në një ditë para ekspozimit ndaj rrezatimit dhe një ditë pas."

Ekzistojnë barna antidotë ndaj rrezatimit. Potasium jodid, gjithashtu i njohur si ilaç kundër rrezatimit, parandalon absorbimin nga organizmi të të jodit radioaktiv që çlirohet nga reaktorët bërthamorë. Nëse një person është i helmuar nga izotopet radioaktivë si plutonium dhe cezium - elementë radioaktivë që janë duke u çliruar nga reaktorët në Fukushima - kundër tyre ekzistojnë barna si kapsula prusiane Blue që shumë shpejt largojnë nga trupi elemente radioaktive. Këto barna antidodë janë miratuar prej kohësh për përdorim nga agjencia amerikane që kontrollon cilësinë e ushqimeve dhe ilaçeve (FDA).

Andrew Huff është një zëdhënës i Institutit të Kërkimeve radio biologjike pranë Pentagonit. Huff thotë se se tani për tani nuk ka ndonjë ilaç të miratuar nga Agjencia e Barnave (FDA) për trajtimin e gjendjes aktuale, e cila paraqitet me një gamë të gjerë të simptomesh:

"Simptomat e sëmundjes akute të rrezatimit i ngjajnë shenjave të një gripi të rëndë. Person do të ketë dhimbje koke, - lodhje të madhe - temperature, ethe - dhe të vjella. Këto zgjasin 24 deri në 36 orë dhe pastaj personi ndjehet i qetë. Por ajo që ndodh brenda organizmit është se trupi humbet furnizimin me trombocite dhe neutrofil. Personi ndjehet i sëmurë pas pak kohe dhe do të vdesi nga gjakderdhja. "

Huff thotë se puna kërkimore e Pentagonit për trajtimin e sëmundjeve nga rrezatimi është intensifikuar:

"Problemi tjetër më e ndërlikuar, dhe që me të vërtetë duhet të shqetësohemi - nëse do të ndodhte një terrorizm bërthamor - është se çfarë niveli rrezatimi mund të marrë dhe përballojë një person pas një shpërthim bërthamor."

Për të luftuar një krizë të tillë - ose për të trajtuar njerëzit e ekspozuar ndaj rrezatimeve nga një reaktor bërthamor i dëmtuar - Departamenti i Mbrojtjes dhe firma Onconova po bashkëpunojnë prej kohësh në zhvillimin e ilaçit Ex-Rad. Ramesh Kumar thotë se Agjencia e Barnave (FDA) ka hartuar një rrugë për zhvillimin e ilaçit Ex-RAD, ku përfshihen studime e kërkime klinike dhe studime mes kafshëve në laborator. Tani puna ndodhet në përfundim të këtyre studimeve. Ilaçi i ri mund të jetë për përdorim profilaktik para - ose pas - ekspozimit dhe mund të jepet me injeksion ose nëpërmjet gojës, thotë zoti Kumar

Ai shton se E-Rad nuk do të jetë në dispozicion për të paktën edhe dy apo tre vjet. Ndërkohë, zyrtarët e qeverisë kanë paralajmëruar që publiku të jetë i kujdesshëm në lidhje me numrin në rritje të barnave kundër rrezatimit që shiten në internet, për të cilat pretendohet se kurojnë rrezatimin.

XS
SM
MD
LG