Lidhje

Shkencëtarët përpiqen të zbulojnë më tepër për përhapjen e kancereve


Shkencëtarët përpiqen të zbulojnë më tepër për përhapjen e kancereve
Shkencëtarët përpiqen të zbulojnë më tepër për përhapjen e kancereve

Një nga pyetjet më të shpeshta që pacientët me kancer u bëjnë mjekëve është: a do të jetë e izoluar sëmundja e tyre apo do të përhapet më tej? Një studim i kohëve të fundit, i kryer nga shkencëtarë amerikanë dhe kinezë mund të ndihmojë që shkencëtarët të marrin përgjigje. Duke ekzaminuar materiale gjenetike nga disa lloj tumoresh kancerogjene, shkencëtarët zbuluan se prania e një proteine të veçantë në nivel të lartë, bënte që kanceret të përhapeshin brenda dy vitesh.

Studimi u bë në popullatën e Azisë, ku hepatiti B dhe kanceri i mëlçisë janë të përhapur. Organizata Botërore e Shëndetësisë llogarit se në Azi kanceri i mëlçisë i shkaktuar nga hepatiti B është një nga tre shkaqet madhore të vdekjeve tek burrat dhe një shkak po aq i rëndësishëm për femrat.
Tek një e katërta e 2 miliard njerëzve në botë të infektuar me hepatitin B zhvillohet kanceri i mëlçisë dhe ata vdesin.

Shkencëtarët nga Hong Kongu kanë studiuar mostra të qelizave kanceroze në mëlçi dhe kanë gjetur që disa qeliza përmbajnë nivel të lartë të një varianti të proteinës Karboksipeptidase E ose CPE.

Në të njëjtën kohë, shkencëtarët në Institutin Kombëtar të Shëndetit të Fëmijëve në periferi të Uashingtonit, po studiojnë proteinën CPE dhe kanë identifikuar variantin e njëjtë, të quajtur tani CPE-Delta N.

Dr. Peng Loh është neuro - endokrinolog në Instituin Kombëtar.

“Ne gjetëm se ajo që ishte në qelizat kanceroze në fakt ishte forma CPE- Delta N ndaj nisëm së bashku ta studionim këtë proteinë si proteinë kaceroze”.

Shkencëtarët në uashington injektuan inde me këtë proteinë tek një kavie dhe konfirmuan se kur ishte e pranishme CPE Delta N , kishte gjasa më të mëdha që kanceri të përhapej në dy vjet.

CPE- Delta N është identifikuar dhe në kancere të kokës dhe qafës, të zorrës së trashë dhe të gjirit. Testet paraprake tregojnë se ajo mund të jetë e pranishme edhe në kancerin e tiroides.

Dr. Loh thotë se mund të jenë gjithësej 14 lloj kanceresh ku gjendet CPE- Delta N.

“Secili kancer duhet të testohet më vehte, por mund të thuhet se numri i kancereve është i madh”.

Shkencëtarët thonë se ky zbulim mund të çojë në ndryshimin e trajtimit klinik sidomos për pacientët që janë në fazën e parë ose të dytë të kancereve dhe që përmbajnë CPE- Delta N.

“Këta pacientë janë ata që duhen ndihmuar më shumë, sepse atyre u është thënë se nuk kanë nevojë të trajtohen pas shfaqes së sëmundjes. Nëse arrijmë të zbulojmë këto proteina, mund të shpëtojmë jetë njerëzish”.

Studimi u publikua në revistën e Vëzhgimeve Klinike.

XS
SM
MD
LG