Lidhje

Shkencëtarët zbulojnë proteinën që është jetike për parazitin e malaries

  • Zëri Amerikës

Shkencëtarët zbulojnë proteinën që është jetike për parazitin e malaries

Shkencëtarët zbulojnë proteinën që është jetike për parazitin e malaries

Në një zbulim mjekësor, shkencëtarët kanë përcaktuar rolin e një proteine ​që është jetike për parazitin i cili shkakton malarien. Malaria sëmundje prek çdo vit më shumë se 200 milionë njerëz në mbarë botën dhe vret më shumë se gjysmë milioni. Shkencëtarët thonë se analiza e proteinës zbulon një dobësi të madhe në parazitin mikroskopik, dhe ofron një pikënisje për barna të reja kundër malarjes.

Një ekip shkencëtarësh në Universitetin e Uashingtonit në St Louis të shtetit Misuri, punoi për 6 vjet për të kuptuar strukturën dhe funksionin e një proteine të rëndësishme për mbijetesën e protozoarit - plasmodium falciparum - parazit një-qelizor që jeton brenda mushkonjës dhe është përgjegjës për format më vdekjeprurëse të malaries. Proteina quhet enzimë PMT dhe paraziti mikroskopik ka nevojë për këtë proteinë për të krijuar membranat e qelizës së tij.

Dr Joseph Jez, i cili udhëhoqi ekipin e shkencëtarëve, thotë se zbërthimi i kodit të enzimës PMT është si gjetja e dobësisë fatale të malaries.

"Nëse ne arrijmë të ndërpresim aktivitetin e kësaj proteine, ne ndërpresim prodhimin e ndërtimit të blloqeve për membranat e qelizave, dhe pa qeliza të reja paraziti ngadalëson vdes.

Dr Jez dhe kolegët e tij përdorën një metodë të ndërlikuar por të saktë, atë të kristalizimit të proteinës, për të parë strukturën molekulare të enzimës PMT në tre dimensione.

Dr Jez shton se për shkak se proteina PMT nuk gjendet në qelizat e njeriut, çdo ilaç ndaj saj mund të përdoret pa rrezik për njerëzit.

Dr Neeraj Mistry është Drejtor i Rrjetit Global për Sëmundjet Tropikale. Ai thotë se ky studim, është një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të branave të fuqishëm dhe të sigurt për të luftuar malarien:

"Ky zbulim hap rrugën për zhvillimin e barnave të reja që godasin drejtpërdrejt parazitin e malaries, pa shkaktuar efekte të rënda anësore."

Identifikimi i proteinës PMT është vetëm fillimi, sepse ky zbulim ofron shpresa jo vetëm për barna të reja anti-malarjes por edhe kundër shumë lloj parazitësh të tjerë, jeta e të cilëve varet nga e njëjta proteinë PMT.

XS
SM
MD
LG