Lidhje

Shkencëtari izraelit Daniel Sheshtman fiton çmimin Nobel për Kiminë


Shkencëtari izraelit Daniel Sheshtman fiton çmimin Nobel për Kiminë
Shkencëtari izraelit Daniel Sheshtman fiton çmimin Nobel për Kiminë

Çmimi Nobel për Kiminë i vitit 2011 iu dha shkencëtarit izraelit Daniel Shechtman për zbulimin e “kuazi-kristaleve”.

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencës tha se puna e zotit Shechtman ka “ndryshuar mënyrën se si kimistët konceptojnë lëndën e ngurtë”. Ajo thotë se shkencëtari izraelit vërtetoi se “atomet e një kristali mund të grupohen në një mënyrë që mund të mos përsëritet,” ndryshe nga çfarë mendohej në bazë të teorive të mëparshme.

Profesori 70 vjeçar do të marrë një çmim prej 1,5 milionë dollarësh.

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencës do të njoftojë fituesin e çmimit të letërsisë nesër. Fituesi i Çmimit Nobel për Paqen do të shpallet të premten. Një çmim për ekonominë, i dhënë për nder të Alfred Nobelit, do të njoftohet më 10 tetor.

Çmimet Nobel u krijuan nga Alfred Nobel, industrialisti i pasur suedez që shpiku dinamitin. Çmimet Nobel u dhanë për herë të parë në vitin 1901.

XS
SM
MD
LG