Lidhje

Shkodër: Përkujtohet 25 vjetori i 2 prillit

  • Pëllumb Sulo

Në Shkodër u përkujtua sot 25 vjetori i masakres së 2 prillit të vitit 1991, ngjarje kjo ku, gjatë një proteste antikomuniste para ish Komitetit të Partisë së Punës, u vrane nga forcat e policisë dhe sigurimit të shtetit 4 Dëshmorët e Demokracisë dhe u plagosën shumë të tjerë. Në tubimin e zhvilluar përpara memorialit të 2 prillit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se idealet e Dëshmorëve të Demokracisë vazhdojnë të udhëtojnë sot me Partinë Demokratike për të hapur një kapitull të ri në jetën e popullit shqiptar.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG