Lidhje

Shkodër: 9 të arrestuar për aktivitet kriminal

  • Pëllumb Sulo

Ka shkuar ne nëntë numri i personave të arrestuar, të dyshuar si pjesëtarë të një grupi të mirëstrukturuar kriminal, që u vinte gjoba mujore tregtarëve në tregjet e lira të qytetit të Shkodrës.

Gjatë mbrëmjes së kaluar, policia vendore e Shkodrës bëri të ditur arrestimin e shtatë pjesëtarëve të këtij grupi, mes të cilëve edhe dy organizatorët e tij, ndërsa paraditen e të djelës u arrestuan edhe dy pjesëtarë të tjerë, duke e çuar numrin e të arrestuarve në nëntë përsona. Por policia bëri të ditur se operacioni vazhdon dhe se numri i të dyshuarve si pjesëtarë të grupit kriminal të gjobëvënieve është edhe më i madh. Për shkak të rrezikshmëriësë që paraqiste ky grup kriminal, në arrestimin e tyre morrën pjesë forcat speciale “Renea” dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Prokuroria për Krimet e Rënda bëri të ditur, gjatë pasdites së të shtunës, zbulimin e një strukture kriminale për të mbledhur shuma parash me anën e dhunës, kanosjes dhe kërcënimeve. Ky grup vepronte në tregjet e lira të qytetit të Shkodrës, kryesisht në Tregun e Zdrales, të Rrugës së Gjerë të Kirasit, etj.

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata për Krimet e Rënda caktoi masën e sigurisë "arrest në burg" për pjesëtarët e grupit kriminal. Pas arrestimeve, policia ka gjetur ne banesat e tyre edhe edhe një fletore ku shënonin emrat e tregtarëve dhe pagesen e gjobave, 6 uniforma kamuflazhi si dhe sasi të lëndës narkotike.

Prokuroria ka zhvilluar një hetim disa mujor, në bazë të informacionit të përcjellë nga ana e Drejtorisë së Policisë Vendore Shkodër, duke ngritur dyshime për veprat penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie” dhe “Krijimit të Grupit Kriminal”.

Sipas organit të akuzës anëtarët e grupit janë persona që kanë njohje dhe lidhje midis tyre si dhe kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin në kryejn e shumë veprave penale me qëllim fitimi, si shtrëngimi me anën e kanosjes për marrjen e pasurisë. Drejtuesit e grupit, pasi u jepnin porositë anëtarëve, i dërgonin me makinë në zonën e tregut dhe këta takoheshin me çdo tregtar duke u marrë “gjobat” mujore, madje duke shënuar në një bllok emrat e tregtarëve që paguanin. Ky aktivitet kriminal, sipas prokurorisë, është provuar se është shtrirë nga muaji tetor 2016 deri në muajin shkurt 2017.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG