Lidhje

Shkodër: Ekspozitë kushtuar mbrojtjes së trashëgimisë kombëtare

  • Pëllumb Sulo

Fotoekspozita do të shëtisë në disa qytete të Shqipërisë, duke përcjellë këndvështrimin e të rinjve mbi vlerat e trashëgimisë kombëtare

Në Muzeun e qytetit të Shkodrës, këto ditë u hap ekspozita fotografike "Mbro dhe Promovo", e cila i kushtohet nevojës së ruajtes dhe paraqitjes së trashëgimisë kulturore dhe historike të kombit shqiptar. Fotoekspozita u organizua nga revista "Art e Trashëgimi". Ajo do të shetisë në disa qytete të Shqipërisë, duke përcjellë këndvështrimin e të rinjve mbi vlerat e trashëgimisë kombëtare dhe nevojën e mbrojtjes së tyre nga zhvillimet urbane.

XS
SM
MD
LG