Lidhje

Shkodër, fillon konferenca mbi forcimin e dialogut ndërfetar dhe ndëretnik

  • Pëllumb Sulo
  • Shkodër

Shkodër, fillon konferenca mbi forcimin e dialogut ndërfetar dhe ndëretnik

Shkodër, fillon konferenca mbi forcimin e dialogut ndërfetar dhe ndëretnik

Përfaqësues nga një numër vendesh të Europës Juglindore, pjesëmarrës në Konferencën mbi nxitjen e dialogut ndërfetar dhe ndëretnik në Rajonin e Ballkanit, zhvilluar sot në Shkodër, vlerësuan rolin e dialogut për shmangien e konflikteve dhe për të garantuar paqen në Rajonin e Ballkanit.

Zëvendës Minsitri shqiptar i Mbrojtjes, Arian Starova, tha se Rajoni i Ballkanit ka një histori të gjatë konfliktesh ndërfetare dhe ndëretmnike ndaj, sipas tij, në periudhën e tanishme të integrimeve europiane, merr një rendësi të veçantë nxitja e dialogut ndërfetar dhe ndëretnik në këtë Rajon:

"Idea është, jo që të promovojmë një dialog të tillë si diçka që bëhet për herë të parë, se lëvizje ndërfetare ka edhe përtej Rajonit, madje të nxitur nga Papa dhe nga factorë të tjerë, por idea është si të kanalizojmë dhe grumbullojmë të gjithë energjitë, që të prodhojmë një aksion të përbashkët në dobi të Ranonit tonë. Faktorët politikë kanë bërë shumë punë, ka dialogje ndëretnike, pjesëmarrje të shoqërisë civile, tashti është fjala për të nxitur sa më shumë edhe factorë të tjerë ndërfetarë dhe ndëretnikë që të jenë sa më gjithëpërfshirës dhe që të prodhojnë një stabilitit dhe paqe afatgjate."

Zëvendës Ministri Starova tha se Shqipëria, me përvojën e saj në fushën e harmonisë ndërfetare, vlerësuar kjo ditët e fundit edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit, po jep një ndihmesë të vacantë për të gjithë vendet e Rajonit.

Shqipëria ka një traditë, e cila spikat në krahasim me vendet e tjera dhe te ciës I referohet edhe komuniteti nderkombëtar.. Këtë traditë, natyrisht, mund ta përdorim për të nxitur një dialog edhe më të shtuar ndërfetar dhe ndëretnik. Idea është që, nga luftat e fundit Rajoni ka probleme dhe mirë është që edhe këta factorë të ndikojnë për të strabilizuar atë arritje afatgjatë që është bërë. Shqipëria në këtë rast zë një vend të vacantë dhe kontributi i saj mund të ishte i vacantë. Mund të ishte edhe një nismëtare për Konferenca të tilla edhe në të ardhmen

Konferenca Rajonale mbi rolin e dialogut ndërfetar dhe ndëretnik për të shmangur konfliktet dhe për të garantuar paqen në Rajonin e Ballkanit, u organizua nga Qendra e Sigurisë dhe Studimeve Strategjike “ RACVIAC”, me qendër në Zagreb, në bashkëpunim me Ministrinë Shqiptare të Mbrojtjes.

XS
SM
MD
LG