Lidhje

Kompleks i ri për përpunimin e mishit


Në afërsi të qytetit të Shkodrës ka nisur punën kompleksi i ri modern për therjen e kafshëve dhe përpunimin e mishit, investim i Kompanisë së njohur shqiptare "Meat Master", mbështetur edhe nga një program i Qeverisë Hollandeze. Sipas Ministrit të Bujqësisë, Edmond Panaritit, që vizitoi Kompleksin, proceset integruese në Bashkimin Europian, e bëjnë të domosdoshëm përmbushjen e standarteve europiane edhe në fushën e sigurisë ushqimore. Javët e fundit, në të gjithë territorin e Shqipërisë, ka nisur aksioni për largimin nga zonat urbane të tregtimit të kafshëve dhe mishit, jashtë kushteve higjeno-sanitare.

XS
SM
MD
LG