Lidhje

Shkodër: Në disa zona uji ka arritur lartësinë deri në 3 metra, kurse brenda në qytet deri në 1.6 metër


Shkodër: Në disa zona uji ka arritur lartësinë deri në 3 metra, kurse brenda në qytet deri në 1.6 metër
Shkodër: Në disa zona uji ka arritur lartësinë deri në 3 metra, kurse brenda në qytet deri në 1.6 metër

Njoftimet më të fundit nga shtabi i emergjencave civile për Shkodrën njoftuan se siperfaqia e përmbytjes është rritur edhe gjatë ditës së kaluar me rreth 130 hektarë, duke arritur në 14130 hektarë tokë bujqësore .

Ndërkohë, në komunat e zonës fushore të Nënshkodrës si dhe në 6 lagjet hyrëse të qytëetit tashmë gjenden të rrethuara nga uji 4619 banesa ndërsa 2580 shtëpi raportohen nën ujë.

Zonat më problematike vazhdojnë të jenë komunat e Dajçit, Anës së Maliët, Velipojës, Bushatit dhe Berdicës si dhe lagjet hyrëse të qytetit të Shkodrës me rreth 20 mijë banorë.

Në disa zona uji ka arritur lartësinë deri në tre metër, kurse brenda në qytet deri në 1.6 metër.


Megjithase janë angazhuar rreth 1500 forca të ushtrisë dhe policisë si dhe qindra mjete transporti në operacionet humanitare për evakuimin e banorëve dhe shperndarjen e ndihmave të para ushqimore, një pjesë e banorëve ankohen se ende nuk u është ofruar ndihma e nevojshme.

Zv. Kryeministri Ilir Meta, i cili është ngarkuar nga qeveria për të ndjekur nga afër situatën në zonën e fatkeqësisë natyrore, bëri të ditur se gjendja vazhdon të jetë e rënduar dhe se të gjitha strukturat e emegjencave po punëojnë pandërprerje në zonat më problematike të përmbytjes.

" Sipërfaqia nën ujë vlerësohet të jetë në rreth 14 mijë hektarë ndërkohë që numri i të evakuarve është mbi 12 mijë.Përsa i takon shkarkimeve, ato kanë pësuar një ulje të ndjeshme, megjithatë shqetësim kryesor për situatën në të cilën ndodhemi është niveli i lartë i Liqenit të Shkodrës. Ndihma të tjera po vijnë nga Italia, Austria dhe venëde të tjera si dhe nga biznesmenë të ndyshëm."

Shtrirja e sipërfaqes së përmbytjes ka krijuar edhe probleme sanitare për shkak të bashkimit të ujrave të zeza me ujrat e bardha.

Rrugët e qytetit kanë nisur të mbajnë një erë të rëndë dhe strukturat sanitare po bëjnë disifektimin me klor.

Problematike është edhe situata në ujësjellësin e qytetit, i cili përmbytet here pas here , megjithse është rrethuar me ngut me një brez mbrojtës.

Autoritetet e kane përqendruar vemendjen në stacionin e pompimit të ujësjellësit, pasi dëmtimi i tij mund të përkeqësonte më tej situatën humanitare për rreth 140 mijë banorët e qytetit të Shkodrës.

XS
SM
MD
LG