Lidhje

Qëllohet një efektiv i policisë së Lezhës


Rreth ores 18 e 50 minuta te mbremjes se sotme, eshte kryer nje atentat me telekomande ndaj një pjesëtari te policise rrugore te Qarkut te Lezhes. Policia beri te ditur se atentati ka ndodhur per shkak te detyres se punonjesit te policise. Ngjarja ndodhi vetem pak orë pasi ministri i ri i Brendshem i Shqiperisë zhvilloi sot nje takim me drejtuesit e policise se rretheve, ku shprehu shqetesim per situaten e kriminalitetit ne vend si dhe kerkoi nje angazhim më të madh në luftën kundër krimit.

Rreth orës 18 e 50 minuta, është hedhur në erë me lëndë shpërthyese me telekomandë makina e pjesëtarit të policisë rrugore, Kujtim Çardaku. Shpërthimi ka ndodhur në momentin kur efektivi i policisë po hynte brenda në makinën e tipit Alfa Romeo, me targa të huaja.

Lënda shpërthyese ka dëmtuar pjesët e brendëshme të automjetit duke plagosur rëndë edhe efektivin e policisë rrugore, i cili është dërguar me shpejtësi për në spitalin rajonal të qytetit, ku i është nënshturar ndërhyrjes kirurgjike. Burimet spitalore pohuan se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën, por efektivi i policisë ka pësuar dëmtime të shumta në trup.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Shkodrës, pranë Hotel turizmit “Rozafa” dhe shumë afër rrugës pedonale, tepër të frekuentuar në orët e mbrëmjes nga qytetarët e Shkodrës, prandaj dhe ka tronditur një pjesë të madhe të banorëve, të cilët prej disa muajsh nuk kishin përjetuar ngjarje të rënda kriminale.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar me shpejtësi forca të shumta policore si dhe forcat speciale të ndërhyrjes së shpejtë, të cilat rrethuan vendin e ngjarjes si dhe kanë ngritur postblloqe policore në dalje të rrugëve të qytetit.

Deri në këto çaste nuk ka të dhëna rreth autorëve të kësaj ngjarje të rëndë kriminale, por burime policore bënë të ditur se pistat, ku po hetohet. janë ato të një atentati për shkak të detyrës.

Kujtim Çardaku ka punuar disa kohë më parë në policinë gjyqësore të Qarkut të Shkodrës, ndërsa muajt e fundit ai është ngarkuar me detyrën e punonjësit të policisë rrugore në rrethin e Lezhës.

Atentati i sotëm ndaj një punonjësi të policisë së shtetit ndodh në ditën e parë të punës së ministrit të ri të Brendshëm, i cili sot zhvilloi një takim me drejtuesit e policive të qarqeve të vendit, ku shprehu shqetësim për nivelin e kriminalitetit në vend dhe kërkoi një angazhim më të madh për të luftuar krimin në të gjithë territorin e Shqipërisë.
XS
SM
MD
LG