Lidhje

Shkodër, PS proteston për listat zgjedhore

  • Pëllumb Sulo

Shkodër, PS proteston për listat zgjedhore

Shkodër, PS proteston për listat zgjedhore

Sot në mesditë, përfaqësues të Partisë Socialiste në Shkodër protestuan përpara Bashkisë, për parregullsite, sipas tyre, në listat e votuesve.

Në këto lista, u shprehën socialistët, ka shkelje flagrante të kërkesave të kodit zgjedhor, shkelje që cënojnë një proces të rregullt zgjedhor:

Ndërkohë, në një deklaratë të saj të pasdites, Bashkia e Shkodrës e cilëson qendrimin e socialistëve si tendencioz dhe në dëm të një procesi të rregullt zgjedhor.

Sipas kësaj Bashkie, listat e votuesve janë afiashuar që më 26 tetor dhe, që nga ajo kohë, Partia Socialiste nuk ka patur asnjë kontestim zyrtar.

Në deklaratën e saj Bashkia e Shkodrës apelon për një komunikim institucional, duke u kërkuar socialistëve të largohen nga politika e rrugës.

XS
SM
MD
LG