Lidhje

Shkodër, rifillimi i shirave vështirëson operacionet humanitare

  • Pëllumb Sulo

Shkodër, rifillimi i shirave vështirëson operacionet humanitare

Shkodër, rifillimi i shirave vështirëson operacionet humanitare

Në Shkodër, rifillimi i shirave dhe shkrirja e dëborës po vështirësojnë operacionet humanitare në zonat e përmbytura. Sot në Shkodër gjenden të përmbytura 8200 hektarë tokë dhe më shumë se 1500 banesa. Disa mijra banorë ende nuk kanë mundur të kthehen në banesat e tyre dhe në qendrat pritëse vazhdojnë të qendrojnë 1400 njerëz të evakuar. Për shkak të rifillimit të rreshjeve, Hidrocentrali i Vaut të Dejës, ka rritur sot shkarkimet. Në komunat problematike të Dajçit, Velipojës dhe Anës së Malit gjenden forca të shumta të policisë dhe ushtrisë, që po punojnë në mbështetje të popullatës së rrezikuar. Operacionet humanitare në terren drejtohen nga Qendra Operacionale e Forcave të Armatosura.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG