Lidhje

Shkodër, situata përkeqësohet me shpejtësi


Shkodër, situata përkeqësohet me shpejtësi
Shkodër, situata përkeqësohet me shpejtësi

Gjatë orëve të fundit, në Shkodër, situata është përkeqësuar me shumë shpejtësi, duke rikthyer pamjet e përmbytjeve masive të fillimvitit. Përmbytjet kanë përfshirë tashmë të gjithë komunat fushore të Nënshkodrës, ku rrezikohet jeta e disa mijra banorëve. Uji ka hyrë edhe brenda në qytet, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve dhe qytetarëve, si dhe duke krijuar probleme për bizneset private Në zonën e përmbytur ishte sot në mesditë edhe Kryetaria e Parlamentit, zonja Jozefina Topalli, e cila u bëri thirrje banorëve që të evakuohen me shpejtësi nga zonat e përmbytura, duke paralajmëruar përkeqësim e mëtejshmëm të situates gjatë orëve ne vazhdim.

XS
SM
MD
LG