Lidhje

Arrestohen tetë vetë për korrupsion në Universitetin e Shkodrës


Policia e Shkodrës arrestoi të hënën 8 persona për korrupsion në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, përfshirë pedagogë, studentë dhe sekserë.

Prokuroria e Shkodrës kishte ndërmarrë një hetim për korrupsion në universitet, dhe kishte arritur në përfundimin se disa shefa departamentesh dhe studentë të Fakultetit Filologjik ishin përfshirë në korrupsion, duke marrë shuma 200- 700 euro, në këmbim të notave kaluese në provim, ose rezultateve të larta të nevojshme për regjistrim për studime master.

Prokuroria zbuloi se zv. Dekani i Fakultetit të Filologjisë Rokin Dabërdaku dhe Shefi i Katedrës së Historisë Simon Lufi, nëpërmjet dy sekserëve, kanë marrë para nga studentë të ndryshëm.

Dy vite më parë u arrestua ne flagrancë për mitmarrje një pedagog i fakultetit juridik të Universitetit të Shkodrës, ndërsa këtë vit, policia shpalli në kërkim drejtoren e departamentit të biokimisë në këtë universitet, pas denoncimit që ju për mitmarrje në emisionin investigativ “Stop”.

XS
SM
MD
LG