Lidhje

Shkodër: VATRA dhuron $15 mijë për familjet e prekura nga përmbytjet


Shkodër: VATRA dhuron $15 mijë për familjet e prekura nga përmbytjet
Shkodër: VATRA dhuron $15 mijë për familjet e prekura nga përmbytjet

Një delegacion i Federatës "Vatra", i shqiptarëve të Amerikës, i kryesuar nga kryetari, Gjon Buçaj, ndodhet këto ditë në Shqipëri me synimin që, 100 vjetori i themelimit të "Vatrës" të jetë pjesë e festimeve të 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Delegacioni i “Vatrës” ishte sot në mesditë në Shkodër, ku i dhuroi Bashkisë së këtij qyteti një ndihmë prej 15 mijë dollarësh për familjet e dëmtuara nga përmbytjet e fundvitit të kaluar. Kryetari i Federatës "Vatra" tha gjatë vizitës se Shqipëria ka nevojë për më shumë tolerancë politike dhe që të zgjedhurit apo zyrtarët e emëruar, të mendojnë në radhë të parë për interesat e vendit.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG