Lidhje

Shkodër, vazhdon me ngadalë numërimi i votave


Shkodër, vazhdon me ngadalë numërimi i votave
Shkodër, vazhdon me ngadalë numërimi i votave

Edhe në ditën e tretë, në Shkodër, ritmi i numrimit të votave ka qenë i ngadaltë. Deri tani janë numëruar kutitë e votimit për vetëm 6 nga 17 njësitë vendore që ka ky rreth. Ndërkohë, për shkak të pranisë së madhe të njerëzve në qendrën e numrimit numër 40, në Bashkinë e Shkodrës, komisionerët kanë kërkuar ndihmën e policiesë për vendosjen e rregullit. Rezultatet e gjertanishme në dy Qarqet Veriore të Shqipërisë; atë të Shkodrës dhe atë të Kukësit, flasin për zgjerim të influencës së Partisë Socialiste në disa prej komunave tradicionale të Partisë Demokratike.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG