Lidhje

Shkodër: përkujtohet protesta e 14 janarit

  • Pëllumb Sulo

SULO

SULO

U përkujtua sot në qytetin e Shkodrës 14 janari i vitit 1990, ditë në të cilën disa mijëra banorë të Shkodrës u mblodhën në heshtje në qendër të qytetit, në përpjekje për të rrëzuar bustin e Stalinit, që ishte vendosur në këtë shesh të qytetit. Ishte kjo përpjekja e para në Shqipëri për të rrëzuar bustet dhe simbolet e komunizmit.

Në veprimtarinë përkujtimore të mbajtur sot, ish pjesëmarrësit e kësaj ngjarjeje theksuan jehonën që ajo pati në mbarë vendin, por edhe jashtë tij, represionin e strukturave të ish sigurimit të shtetit, arresimet, dënimet nga gjykatat e kohës dhe dhe burgosjet e organizatorëve, por edhe qendresën e tyre. Ngjarjeve të tilla, thanë pjesëmarrësit, është e rëndësishme të përkujtohen edhe në ditët e sotme, kur në rrugë po shfaqen simbolet e komunizmit.

XS
SM
MD
LG