U përkujtua sot në qytetin e Shkodrës 25 vjetori i demonstratës së heshtur për rrëzimin e bustit të diktatorit Stalin, demonstratë e cila i parapriu rrëzimit të simboleve komuniste në Shqipëri. Në veprimtaritë e rastit morri pjesë, krahas shumë prej organizatorëve të kësaj demonstrate, edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.