Lidhje

Shkodër: Gati fillimi i riparimit të argjinaturave dhe thellimit të Bunës


Shkodër: Gati fillimi i riparimit të argjinaturave dhe thellimit të Bunës
Shkodër: Gati fillimi i riparimit të argjinaturave dhe thellimit të Bunës

Ndërkohë që në Shkodër po shkon drejt përfundimit procesi i verifikimit në terren të dëmeve të shkatuara nga përmbytjet e fundvitit, është gati edhe fillimi i zbatimit të një numri projektesh për riaftësimin e rreth 25 kilometrave argjinatura mbrojtëse në zonën fushore të Nënshkodrës si dhe për thellimin e lumit Buna.

Specialistët thonë se këto projekte do të parandalojnë përsëritjen e përmbytjeve në të ardhmen. Sipas vendimit të qeverisë, firmat që do të zbatojnë projektet do të përzgjidhen nga Ministria e Bujqësisë, pa iu nënshtruar garës.

Korrespondenti ynë, Pellumb Sulo, njofton.

XS
SM
MD
LG