Lidhje

Përmbytje në zonën e Nënshkodrës

  • Pëllumb Sulo

Për shkak të rreshjeve të shiut dhe shkarkimeve të detyruara nga hidrocentralet e Komanit dhe Vaut të Dejës, zona fushore e Nënshkodrës, gjatë 24 orëve të fundit, është përfshirë nga përmbytjet.

Autoritetet e emergjencave civile pohojnë se janë përmbytur rreth 2 mijë hektarë tokë bujqesore, por në terren situata duket më e rënduar. Ndërkohë, 110 familje janë evakuar përkohësisht nga zonat e rrezikuara.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG