Lidhje

Edhe Shkodra feston Kurban Bajramin

  • Pëllumb Sulo

Imamët e xhamive të qytetit vlerësuan harmoninë ndërfetare si një dëshmi e rëndësishme e identitetit kombëtar të shqiptarëve

Edhe në Shkodër, besimtarët muslimanë festuan sot Kurban Bajramin, festën e sakrificës së njeriut në rrugën e ruajtjes së besimit. Në fjalën e tyre përpara disa mijëra besimtarëve imamët e xhamive të Shkodrës thanë se Kurban Bajrami i këtij viti përkon me 100 vjetorin e Pavarësisë, ndërkohë që vlerësuan edhe harmoninë ndërfetare, si një dëshmi e rëndësishme e identitetit kombëtar të shqiptarëve.
XS
SM
MD
LG