Lidhje

Përurohet Qendra e Telemjekësisë në Shkodër

  • Pëllumb Sulo

U përurua sot Qendra e Telemjeksisë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, pjesë kjo e rrjetit të telemjeksisë në spitalet e Shqipërisë dhe Kosovës. Eshtë ky një projekt i bashkrenduar mes SHBA dhe Ministrisë së Shendetësisë. Telemjeksia realizon lidhjen e spitaleve në një rrjet virtual për të mundësuar diagnostikimin më të saktë e të shpejtë të të sëmureve si dhe trajnimin dhe edukimin mjeksor në distancë. Në ceremoninë e përurimit merrnin pjesë ambasadori amerikan Arvizu si dhe Ministri i Shendetësisë Vangjel Tavo.

XS
SM
MD
LG