Lidhje

Shqipëri, shkollat si qendra të komunitetit


Në Shqipëri, po bëhen përpjekje që shkollat të shndërrohen në qendra komunitare për prindërit dhe banorët përreth tyre. UNICEF, Ministria e arsimit dhe organizata World Vision po takohen me mësues, prindër dhe fëmijë, duke u shpjeguar modelet më të mira perëndimore në këtë bashkëjetesë midis shkollës dhe komunitetit.

Një numër përherë e më i madh mësuesish dhe fëmijësh në Shqipëri po përfshihen në reformimin e shkollave si qendra komunitare.

Organizata World Vision po zhvillon në zona të ndryshme të Shqipërisë forume me qindra nxënës dhe mësues se si shkollat, deri tani të mbyllura në procesin mësimor klasik të hapin dyert për të përfshirë edhe prindërit.

Këtë fundjavë u organizua në Durrës një forum me rreth 150 nxënës dhe rreth 60 mësues e të rritur, mbi temën e shkollës miqësore, si qendër komunitare, si mund të hapet ajo për njerëzit, si mund të bëhet më miqësore dhe si është gjendja në Shqipëri?

Nxënesit e mësuesit janë nga shkollat 9-vjeçare dhe të mesme të Tiranës, Durrësit, Kurbinit, Shkodrës, Lezhës, Dibrës. Për ecurinë e këtij projekti World Vision po bashkëpunon me ministrinë e arsimit dhe UNICEF-in.

Megjithë shndërrimet e mëdha të shkollave shqiptare si nga programet mësimore, nga tekstet shkollore dhe nga metodat e mësimdhënies bashkëkohore, përsëri studiuesit kanë vërejtur se marrëdhëniet e arsimit me komunitetin e prindërve kufizohet nga mendësi të vjetra që lidhet me izolimin dhe mosndarjen e përgjegjësive të përbashkëta në procesin mësimor.

XS
SM
MD
LG