Lidhje

Shkollimi i fëmijëve të imigrantëve shqiptarë në gjuhën amëtare

  • Raimond Kola

Shkollimi i fëmijëve të imigrantëve shqiptarë në gjuhën amëtare

Shkollimi i fëmijëve të imigrantëve shqiptarë në gjuhën amëtare

Në shtator disa mijëra fëmijë të emigrantëve shqiptarë në Greqi nisin vitin e ri shkollor me interesimin për të vijuar edhe mësimin e gjuhës shqipe. Disa dhjetëra inisiativa, kryesisht të qendrave kulturore , apo të shoqatave të emigrantëve për mësimin shqip, kanë ndeshur gjatë viteve të shkuara vështirësi jo vetëm për sigurimin e mjediseve për mbajten e mësimit, por sidomos mungesën e teksteve mësimorë në gjuhën shqipe. Këtë vit Ministria shqiptare e Arsimit ka premtuar botimin e një sasie të madhe librash për shkollat nëntëvjeçare dhe të mesme që do të shpërndahen falas tek fëmijët e emigrantëve. Librat përfshihen në programin “Të mësojmë gjuhën amtare dhe kulturën shqiptare” dhe do të jenë një per ciklin e ulet nga klasa I - V , një për ciklin e lartë të shkolles 9-vjeçare nga klasa VI-IX dhe një libër i tretë për shkollën e mesme. Ende Ministria e Arsimit nuk ka bërë të ditur skemën e shpërndarjes falas por vlerësohet se do të ketë një komunikim intensiv me shoqatat e emigrantëve si dhe qendrat e mesimit të gjuhës shqipe. Vitin e kaluar Keshilli Pedagogjik i Mësuesve Shqiptarë në Greqi shprehu shqetësimin se e gjithë puna vullnetare e mësim-dhënësve po ndeshte vështirësi në pajisjen me tekste mësimore. Një seri nismash kishin mbështetur krijimin e një fondi për librat për fëmijët e emigrantëve shqiptarë në Greqi. Komuniteti i emigrantëve shqiptarë jashtë vendit dhe kryesisht në Greqi dhe Itali , ku përbën edhe një pjesë të konsiderueshme, vazhdon të përballet me nevoja në ruajtjen e identitetit kulturor e gjuhësor. Pak ditë më parë kryeministri shqiptar Sali Berisha tha se qeveria do të hidhte një hap konkret në krijimin e një Komiteti të Diasporës. Sipas kryeministrit Komiteti i Diasporës do t’i kushtonte një vëmendje të veçantë lidhjeve të Shqipërisë me diasporën dhe promovimin e arsimit në gjuhën amtare për fëmijet e emigranteve.

XS
SM
MD
LG