Lidhje

Krijimtaria e shkrimtares Lisa See

  • Mike O’Sullivan

Autorja Lisa See ka shkruar për përvojën kinezo-amerikane në romanet e saj më të suksesshme “Vajzat e Shangait” apo “Ëndrrat e Joy-it”. Familja e saj ka rrënjë të thella në Los Angelos, dhe librat e saj të fundit janë bazuar kryesisht në zonën e Chinatowni-it në këtë qytet.

Flokëkuqe dhe me quka, Lisa See duket sikur i përket racës së bardhë. Por ajo ka prejardhje kineze dhe është pjesë e një familje të madhe kinezo-amerikane. Ajo ndjehet si në vendin e saj teksa shëtit në lagjen kineze Chinatown.

Stërgjyshi i saj, Foong See, ndihmoi në themelimin e Chinatown-it. Historinë e tij, ajo e ka rrëfyer në librin e parë, “Në malin e artë”.

“Libri i parë ishte për familjen time dhe mendoj se më dha drejtimin e duhur”.

Libri tjetër i Lisës shpjegon kulturën kineze në Kinë dhe në Amerikë. Ajo viziton shpesh të afërmit e saj në Chinatown. Sot, ka ndaluar pranë një dyqani sendesh antike që ka qenë pjesë e familjes së saj për një kohë të gjatë. Ajo thotë se qyteti ka tërhequr breza të tërë imigrantësh kinezë.

“Edhe sot në Los Angelos është komuniteti më i madh kinezo-amerikan në Shtetet e Bashkuara”.

Shumë imigrantë janë zhvendosur në periferi të Luginës San Gabriell. Kjo zonë është tani qendra e shumë bizneseve aziatiko amerikane. Por Lisa See thotë se Chinatown ka ende një shije të veçantë dhe tërheqë imigrantë nga gjithë Azia. Ajo thotë se ata kanë ardhur për të njëjtat arsye që kanë ardhur edhe imigrantët e parë.

“Ne të gjithë kemi dikë në familjet tona që ka qenë frikacak, trim apo i çmendur në atë masë sa të lërë atdheun e për të ardhur këtu”.

Lisa See thotë se do të tregojë edhe më shumë ndodhi imigrantësh në librat e saj të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG