Lidhje

Shkrimtari Jusuf Buxhovi uron Zërin e Amerikës me rastin e 70 vjetorit


Fillimisht dua të them se ky jubile nuk është vetëm i Zërit të Amerikës, i Shteteve të Bashkuara, por i të gjithë botës, i neve të gjithëve, sepse dihen parimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi demokracinë, mbi të drejtat e njeriut, e vecmas për ne shqiptarët ka rëndësi të vecantë ky jubile, pasi kujtoj se gjatë këtyre 70 viteve, Zëri i Amerikës ka qenë një zë i cili ka pasur si qëllim t’i emancipojë shqiptarët në dy drejtime: politikisht dhe shpirtërisht.

Kjo ka rëndësi për shqiptarët e Kosovës për të cilët në fund të viteve 1980 e në fillim të viteve 1990 ka luajtur një rol të vecantë sepse na ka mësuar drejtpërdrejt në lëvizjen shtetformuese e shtetndërtuese në rrethanat kur Serbia e okupoi Kosovën e solli një terr informativ, në kohën kur ne u përcaktuam në lëvizjen tonë shtetndërtuese me themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Zëri i Amerikës ishte I vetmi që mbartte këto mesazhe; pa Zërin e Amerikës e disa mediume të tjera europiane që ne do t’i falenderojmë gjithmonë, misioni dhe puna jonë do të ishte shumë e kufizuar e ndoshta në disa vende nuk do të depërtonte fare, sepse ishte Zëri i Amerikës jo vetëm në Kuvendin e parë të LDK-së por edhe në përgjithës në veprimtaritë e mëvonshme si 2 korriku, 7 shtatori e në përgjithëse në të gjitha lëvizjet shtetformuese deri tek lufta e fundit, Zëri i Amerikës ka qenë në anën tonë, dhe mendoj se këtu është misioni shumë i madh i Zërit të Amerikës dhe bota shqiptare duhet t’i jetë mirënjohëse këtij mediumi . Unë mendoj se Zëri i Amerikës edhe mbas fitores sonë, për të cilë falenderojmë SHBA dhe vendet europiano perëndimore, ka luajtur rol në implementimin e kulturës demokratike vecmas mbas protektoratit ndërkombëtar në Kosovë, dhe mendoj se Zëri i Amerikës do të mbetet gjithmonë një zë i rëndësishëm për ne shqiptarët…!

XS
SM
MD
LG