Lidhje

Maqedoni: Autoritetet kërkojnë ndihmë nga shtetet fqinje për hetimet


Pas vrasjes së pesëfishtë në rrethinat e Shkupit, ministria maqeonase e Punëve të brendëshme ka kërkuar sot ndihmë nga shtetet fqinje për ndriçimin e këtij rasti.

Ndërkohë, pas protestave të dhunshme mbrëmë në qendër të Shkupit, policia ka ndaluar katërmbëdhjetë maqedonas.

Grupe maqedonasish të rinj protestuar në mënyrë të dhunshme të hënën në qendër të Shkupit, duke hedhur gurë dhe sende të forta kundër policisë speciale.

Rreth treqind protestues u mblodhën para selisë së qeverisë së Maqedonisë me parrulla antishqiptare.

Demonstruesit nuk e kishin paralajmëruar tubimin e tyre. Ata ishin kryesisht pjesëtarë të tifozëve të njohur si “komitët” që njihen për incidente dhe retorikën fyese kundër shqiptarëve.

Të organizuar përmes rrjeteve sociale, sipas njoftimeve nga policia, ata kanë thyer disa xhama të ndërtesave qeveritare, kanë lënduar me gurë tre-katër policë, më pas janë përpjekur të kalojnë në çarshinë e vjetër apo në sheshin Skënderbe, i frekuentuar më së shumti nga shqiptarët, për t’u përleshur me ta. Por policia i ka bllokuar dhe zmbrapsur nga ky synim.

Policia është detyruar të përdorë edhe forcë kundër protestuesve të dhunshëm. Janë ndaluar dhe marrë në pyetje të paktën dhjetë protesues maqedonas.

Forcat e rendit kanë qëndruar në këtë zonë për të siguruar rendin edhe pasi demonstruesit u shpërndanë.

Ministria e Brendëshmë e Maqedonisë ka porositur qytetarët që të manifestojnë në mënyrë paqësore dhe jo me akte të dhunshme.

Shkaku i protestave ishte vrasja e pesë maqedonasve para pak ditësh në afërsi të liqenit të Hekuranës së Shkupit. Një pjesë e maqedonasve radikalë mendojnë se autorë të këtij akti janë shqiptarët, edhe pse nuk ka elemente nga procesi i hetimeve që do ta mbështesnin këtë akuzë.

Protesta janë mbajtur edhe në qytetin e Velesit ku nuk njoftohet për ndonjë incident fizik, përveç thirrjeve nëpër rrjetet sociale për t’u tubuar dhe asimiluar shqiptarët dhe për të djegur xhaminë e qytetit. Në këtë qytet ka një pakicë të vogël shqiptarësh. Por, në dy - tre fshatra pranë qytetit jetojnë shqiptarë.

Komuniteti ndërkombëtar po e ndjek me vëmendje gjendjen në Maqedoni, ndërkohë që bën thirrje për qetësi dhe për hetime të plota të vrasjes së pesë personave.

XS
SM
MD
LG