Lidhje

Shkup, arrihet marrëveshje për vazhdimin e reformave

  • Isak Ramadani

Grupet e punës së katër partive më të mëdha në Maqedoni kanë arritur pasditen e së mërkures marrëveshje për vazhdimin e reformave që do t’i japin fund ngërçit politik që ka përfshirë vendin prej më se një viti.

Amabsadori amerikan Jess Baily, i cili po ndihmon procesin e negociatave, tha se partitë ranë dakord që të vazhdojnë zbatimin e marrëveshjes së Përzhinës të vitit të kaluar dhe se Ligji për Punë të brendshme i miratuar pak muaj më parë do të shfuqizohet deri më 1 janar të vitit 2017. Ambasadori poashtu la të kuptohej se ministri i ri do të ketë mundësi të ndërrojë 15 persona udhëheqës brenda ministrisë së Rendit.

Partitë, sipas ambasadorit amerikan, janë zotuar për zbatimin e reformave evropiane dhe për respektimin e veprimtarisë së Prokurorisë së Posaçme

Ndërkohë, data e zgjedhjeve ende nuk është saktësuar, por bëhet e ditur se VMRO-DPMNE, Lidhja Social Demokrate, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Partia Demokratike Shqiptare janë zotuar për pastrimin e listës zgjedhore, për raportimin e balancuar të medias dhe për formimin e një qeverie kalimtare, 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve. Në fund të gushtit, drejtuesit e katër partive do të takohen për të parë sa është zbatuar nga marrëveshja e re dhe për të caktuar datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG