Lidhje

Shkup, vdes shtetasi britanik, dyshohet për ebolën


Një shtetas britanik i dyshuar si i sëmurë nga ebola vdiq të enjten pasdite në Shkup, në Spitalin e Sëmundjeve Infektive.

Pacienti, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, tre ditët e fundit kishte dhembje stomaku dhe temperaturë 37.5 gradë, sipas burimeve nga spitali. Ai rrinte në një hotel në bllokun Mavrovasja.

Të enjten pasdite hoteli thirri ndihmën e shpejtë dhe britaniku u dërgua në spital, ku vdiq pas një kohe të shkurtër. Një shok i tij, po ashtu britanik, është shtruar në spital me simptoma të njejta.

Ministria maqedonase e Shëndetësisë tha se simptomat karaktersitike të ebolës janë temperaturat 38.5 gradë, megjithatë pacientët do të trajtohen si të sëmurë nga ebola. Atij do t’i bëhet autopsi ndërsa materialet do të dërgohen për analizë në një laborator jashtë vendit.

Autoritetet deri tani, nuk kanë mundur të përcaktojnë nëse viktima ka qëndruar në ndonjë vend të rrezikuar nga virusi. Ata thonë se gjasat janë të mëdha që ai të ketë vdekur nga ebola por nuk përjashtohet mundësia që të ketë qenë edhe ndonjë tjetër lloj ethe e rrezikshme.

Ekipe të posaçme shëndetësore janë duke kotrolluar të gjithë personat që kanë pasur kontakt me turistin britanik. Është bërë dezinfektimi i Klinikës Infektive ndërkohë që ndalohet hyrja në të. Hoteli ku qëndronin dy britanikët po mbahet në karantinë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG