Lidhje

Incidente në Bashkësinë islame në Shkup


Dhjetra persona kanë hyrë me dhunë të hënën në Qendrën e Bashkësisë Islame, pas përplasjeve mes përfaqësuesve të kësaj bashkësie. Në Tetovë shpërthim pranë selisë së BDI-së

Dhjetra persona kanë hyrë me dhunë të hënën në Qendrën e Bashkësisë Islame në Shkup, ku kanë marrë vulat, ndërsa, siç bëhet e ditur, ish-sekretari i Bashkësisë Fetare Islame, Afrim Tahiri është vetëshpallur kryetar i kësaj Bashkësie. Polica maqedonase e ka siguruar objektin për të penguar dhunën eventuale fizike midis grupeve të konfliktuara të besimtarëve.

Incidenti është rezultat i një përplasjeje të pak ditëve më parë midis kryetarit të Bashkësisë Islame Sulejman Rexhepi dhe myftiut të Shkupit Ibrahim Shabani, pas shkarkimit nga detyra të këtij të fundit.

Ndërkohë, një tjetër incident ka ndodhur të dielën para mesnate në Tetovë. Një sasi lënde eksplozive ka shpërthyer në afërsi të selisë së partisë Bashkimi Demokratik për Integrim. Organet e hetimit kanë dalë në terren për të analizuar ndodhinë, ndërkohë që nuk ka pasoja në njerëz, e as nuk dihen motivet e shpërthimit.

XS
SM
MD
LG