Lidhje

Shkup, Të shtëna pranë vilës presidenciale

  • Isak Ramadani

Mbrëmë në Shkup, në afërsi të vilës presidenciale janë dëgjuar të shtëna nga armë zjarri. Sipas njoftimeve nga autoritetet policore, menjëherë janë dërguar njësite speciale të cilët kanë vërejtur tre persona, një prej tyre grua, të largoheshin në drejtim të një lagjeje pranë vendngjarjes.

Policia nuk ka gjetur gëzhoja dhe nuk ka bërë njoftime të tjera lidhur me motivin e këtij incidenti. Selia e presidentit maqedonas Gjorgje Ivanov ndodhet rrëzë malit Vodno, në një distancë të konsiderueshme nga shtëpitë e banimit të lagjes, ku ndodhen poashtu edhe shumica e ambasadave dhe rezidencave të huaja diplomatike.
XS
SM
MD
LG